Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të përballuar luftën me koronavirusin, në shtetin me numrin më të madh të viktimave në botë, ka bërë jo pak jehonë në mediat italiane.

Të përditshmet më të mëdha e vlerësojnë shumë një gjest të tillë nga një vend si Shqipëria, e cila është prekur edhe vetë nga Covid-19 dhe ende nuk ka e kaluar traumën e krijuar nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të shkuar.

Ministri i Jashtëm që priti mjekët në Aeroportin e Romës, i shprehu falenderimet Kryeministrit Rama dhe e transmetoi live mbërritjen e tyre.

Kryeministri Konte po ashtu, duke postuar fjalën e Kryeministrit Rama po ashtu shpreh falenderimet e tij përmes rrjeteve sociale, përveçse e ka bërë zyrtarisht atë.

Edhe ish-Ministri i Brendshëm Mateo Salvini, kreu i Lega Nord, e vlerësoi ndihmën duke shkruar: Vendet e pasura u kthyen shpinën. Ne nuk jemi të pasur, por as pa memorie. Shqipëria nuk na braktisi.

Bruno Vespa, një nga gazetarët më të njohur në vend shpreh falenderimet në emër të përveçëm për Kryeministrin Rama, duke e vlerësuar atë si një mik të madh të Italisë, që e nderon dhe atë personalisht me miqësinë e tij

Ndërsa eurodeputeti Masimiliano Smeriglio e vlerëson se tepërmi këtë gjest solidariteti të Shqipërisë në mesin e egoizmit të madh që është dëshmuar këto kohë në Europë.

Senatori Tommaso Nannicini fjalët e kryeministrit i vlerëson si domethënëse, ndërsa shkruan se nuk do ta harrojmë miqësinë e miqve shqiptarë. Dhe këngëtarja e njohur Fiorela Mannoia ka shprehur falenderimet e saj duke shkruar: Një falenderim prekës për gjestin e treguar nga Shqipëria.

Shume media e personazhe të tjerë italianë e kanë vlerësuar ndihmën e Shqipërisë nën shenjën e solidaritetit mbi të cilin është ngritur edhe vetë Bashkimi Europian, duke vënë në pak miqësinë historike mes dy vendeve tona. Jehona i kaloi kufijtë e Italisë, pasi për këtë gjest shkruan edhe mediat me prestigjioze ndërkombëtare.

Tv Klan