E shtuna ishte një ditë e vështirë si për policinë, por edhe për qytetarët që u përballën me dhunën e protestuesve. Nga hedhja e bombave molotov dhe lëndëve piroteknike mbetën të lënduar 30 persona, nga të cilët 18 efektivë dhe 12 qytetarë, mes të cilëve kalimtarë të rastit dhe punonjës të medias, të cilët u transportuan për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të lënduarit kishin dëmtime të shkaktuara nga lëndët priroteknike. Pjesa më e madhe tyre, pasi morën ndihmën mjekësore kanë lënë spitalin.

I vetmi që vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës është Sahit Dollapi, sekretari organizativ i Partisë Demokratike. Sipas mjekëve ai ka pësuar dëmtime në sup dhe në gju si pasojë e përplasjes në mbrëmjen e djeshme përpara parlamentit.

Dollapi u vizitua paraditen e së dielës edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Tv Klan