Gjysma e urave në territorin e vendit paraqesin probleme, ndërsa 30 prej tyre shfaqin probleme të rënda. Bilanci është bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku rezulton se të paktën 7 ura janë në gjendje emergjente.

Ura e Leklit, Dragotit, Zëmblakut, Kaludhit, Vorës, Tapizës dhe Drojës janë në gjendje të amortizuar dhe janë futur në listën e projekteve me emergjencë të riparim, në gjendje të ngjashme me to është edhe ura e Mifolit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ngarkoi zv/ministrin Artan Shkreli për të ndjekur raportin e identifikimit të urave që shfaqin probleme dhe riparimin e tyre.

Pjesa më e madhe e urave ne gjendje të amortizuar janë në veri të vendit.

Tv Klan