30 qytetarë kanë humbur betejën me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh gjithashtu ka njoftuar se 685 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

685 rastet e reja janë zbuluar nga 9415 testime të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërkohë mësohet se sot janë shëruar një mijë e 384 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133 mijë e 314.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 19 mijë e 923 raste aktive me Covid-19./tvklan.al