Një parashutist danez humbi tragjikisht jetën pasi nuk iu hap parashuta gjatë hedhjes në Tailandë. 30-vjeçari Stefan Eiriksson Andersen u hodh nga avioni që ishte nisur nga zona e Sri Racha e Chon Burit, në lindje të Tajlandës.

Dëshmitarë thanë për mediat vendase se parashuta e 30-vjeçarit ishte hapur, por nuk ishte shpërndarë plotësisht gjatë uljes. Ata treguan se e kishin parë parashutistin të binte nga lartësia drejt vdekjes.

30-vjeçari ra në tokë përpara miqve të tij të cilët vrapuan për t’i shkuar me ndihmë. Në momentin që preku tokën ai u mbulua nga gjaku dhe gjeti vdekjen pak çaste pasi mbërriti me urgjencë në spital.

Për ngjarjen e rëndë autoritetet policore kanë nisur hetimet. Stafi i qendrës së parashutistëve tha se përpara se të hipte në avion, pajisjet e Stefan ishin të gjitha në rregull. Zyrtarët e policisë thanë se po e trajtonin vdekjen e 30-vjeçarit si aksidentale, megjithatë në këtë fazë të hetimeve ata thanë se nuk përjashtonin asnjë mundësi./tvklan.al