Tiranë – Mëngjesin e kësaj të mërkure Komisariati Nr.4 në kryeqytet ka ndaluar në flagrancë 30 – vjeçarin Skerdilajd Selimi.

30 – vjeçari me banim në Tiranë është ndaluar nga policia në afërsi të Rrugës ‘Halit Bega’ pasi qarkullonte nëpër qytet me një armë zjarri tip pistoletë me markës ‘Mausur’.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë në kryeqytet për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municonit’.  

/tvklan.al