Një 30-vjeçar në Greqi është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u plagos teksa po përpiqej të kapte kryqin, në ditën e Ujit të Bekuar.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga mediat vendase, i riu teksa hidhet në det përplaset me një shkëmb.

Pas goditjes ai shihet që nuk lëviz me dhe është dashur ndihma e personave të tjerë që merrnin pjesë në garën e kapjes së kryqit, për ta nxjerr në breg.

30-vjeçari, sipas informacionit, është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm të Chalkida, pasi ka dëmtuar qafën. Ai ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al