Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Katund Sukthit në Durrës.

Policia njofton se dyshohet që 30-vjeçari me iniciale R.T. të kryer qitje të pavullnetshme në tokë me kallashnikov. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Pas ngjarjes, i dyshuari u largua dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  /tvklan.al