Një atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës në Tepelenë. 30-vjeçari Saimir Gjoka është qëlluar nga persona të pa identifikuar në kohën kur po kthehej në banesë në fshatin Turan të Tepelenës.

Ai po udhëtonte me mjetin tij në momentin kur u qëllua nga atentatorët, teksa ka mbetur i plagosur dhe pas ndihmës se parë mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt që i riu ka patur me ish-të dashurën me të cilën është ndarë pak kohë më parë.

Tv Klan