Kjo është Denada Nerjaku, një 30-vjeçare shqiptare e cila u shua tragjikisht, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve që mori në një aksident të rëndë me makinë të ndodhur 3 ditë më parë.

30-vjeçarja, nënë e një vajze të mitur, më 23 Mars udhëtonte me makinë në autostradën A10 në Celle Ligure, kur u përplas me një kamion. Denada u dërgua me helikopter në spitalin Santa Corona të Pietra Ligure, ku fillimisht gjendja e saj, ndonëse e rëndë, u stabilizua. Megjithatë, ajo gjeti vdekjen pak kohë më vonë.

Mediat italiane shkruajnë se nga goditja e fortë ajo kishte marrë dëmtime të rënda, që i kishin shkaktuar shok hemorragjik.

30-vjeçarja jetonte në Vado Ligure. Ajo la pas vajzën e saj 12-vjeçare, prindërit dhe një vëlla. E reja do të përcillet për në banesën e fundit të shtunën paradite në varrezat e Bossarino, në Vado Ligure.

Për aksidentin e rëndë prokuroria ka nisur hetimet./tvklan.al