Kryeministri ka kërkuar që 7 Marsi, të bëhet traditë për vizitë në Itali 

30 vjetori i eksodit të shqiptarëve drejt Italisë, kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë zyrtare në Brindizi të Italisë, për të përkujtuar valën e madhe të emigrimit pas rënies së komunizimit. Rama u shpreh se do të kërkojë nga bashkia e Brindizit të bëjnë një muze, për të kujtuar historinë. 

“Është një histori për fëmijët tuaj dhe tanë që do të jetojnë në Europën e përbashkët. Shpresoj që bashkia e Brindizit të na japë një hapësirë, të bëjmë një muze të vogël për historinë tonë, që ta shohin jo vetëm ato që banojnë në këtë qytet por shumë vizitorë.”

Kryeministri tha ndër të tjera që duhet të kthehet në traditë, që çdo qeveri shqiptare, në datën 7 Mars duhet të bëjë vizitë në Brindizi. 

“Di që nuk mund të marrim masa, por do doja të thoja këtu që ne duam që këtë datë 7 Mars ta kthejmë në një datë të një vizite të detyrueshme të qeverisë shqiptare në Brindizi për t’i shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që kjo histori të harrohet.”

Kryeministri i Shqipërisë që prej të premtes ndodhet në Itali. Rama ka shkuar për të përkujtuar eksodin e 1991, ku mijëra shqiptarë emigruan në drejtim të Italisë.

Klan News