30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe selisë së shenjtë


30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe selisë së shenjtë

10:47 27/11/2021

Rama: Do të ndërtojmë një faltore kushtuar Shën Terezës, toka do të dhurohet nga qeveria

27 Nëntori shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Seli e Shenjtë. Nga Roma, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Tiranë do të ndërtohet një faltore për Shën Terezën në Tiranë, teksa vlerësoi bashkëpunimin diplomatik mes Shqipërisë dhe Vatikanit.

“30 vjet më parë u lidhën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona. Në këtë jubile është momenti të nderojmë diplomatët që nuk jetojnë më. Cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë dhe frymë së bashkëpunimit.

Ne i shikojmë ende frytet e kësaj. Ne ende shohim frytet e kësaj: një angazhim të përbashkët për një marrëveshje të ardhshme me spitalin “Bambino Gesù” për të lehtësuar trajtimin falas të fëmijëve shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe ndërtimin e shenjtërores së parë kushtuar Shën Nënë Terezës në Shqipëri, falë një terreni dhuratë nga qeveria shqiptare në Tiranë”.

Rama i ka dhënë medaljen e ‘Kordonin e madh me yll’, kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

Klan News








Të ngjashme