Koja: Rreth 40% e tyre duan ndërhyrje të menjëhershme që javën e parë të jetës

Defektet e lindura të zemrës janë një trend në rritje. Sipas kardiologut pediatër Albert Koja, gjatë një viti lindin rreth 300 fëmijë me probleme në zemër, ku shumica e tyre janë ato që në gjuhën popullore quhen vrimat në zemër.  

“Në Shqipëri janë pak a shumë në trendin europian ose botëror të këtyre anomalive, 8-10 anomali kardiake për 1 mijë lindje. Ne kemi aktualisht 25 deri në 30 mijë lindje në vit, me një mesatare lindin rreth 300 fëmijë me anomali të ndryshme kardiake. Problemet më të shpeshta janë defektet në muret ndarëse të zemrës, ose vrimat që quhen në gjuhën popullore.”

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre defekteve sipas Kardiopediatrit Koja kanë nevojë për ndërhyrjekirurgjikale të menjëhershme.

“Anomalitë ndër më të komplikuarat që kërkojnë ndërhyrje që në momentet e para të lindjes, siç janë transfuzionet e enëve të mëdha. Të gjitha këto janë ndërhyrje që aktualisht kryhen në vendin tonë, pra janë 20 deri në 30 raste ato që kërkojnë ndërhyrje urgjente që muajt e parë të jetës. Po të mos ndërhyhet në kohën e duhur, atëherë nuk jetojnë fëmijët.”

Sa i përket vrimave në zemër, që janë dhe defektet më të shpeshta te foshnjat, në pjesën më të madhe mbyllen vetë gjatë vitit të parë dhe të dytë të jetës, kjo në varësi të madhësisë së tyre.

“Varet nga madhësia dhe nga vendi, ne bëjmë kontrolle periodike.”

Gjatë një vitit në shërbimin e kardiokirurgjisë në QSUT kryhen rreth 120 operacione për foshnjat që lindin me anomali në zemër.

Klan News