300 mijë kërkesa për biletë në finalen e Champions League mes Paris Saint Germain dhe Inter, nga 64 mijë e 500 vende që janë në Allianz Arena. Kërkesat kanë qenë të shumta në faqen zyrtare të UEFA-s, ku nga 18 mijë vende kanë finalistët, ndërsa pjesa tjetër për publikun e përgjithshëm.
Çmimet zyrtare nisin nga 70 deri në 950 euro, por këto janë rritur nga rishitja e tyre. Sipas “Gazzetta dello Sport”, një biletë e kategorisë së tretë, që zyrtarisht kushton 180 euro, shkon mbi 3 mijë tek ata francezë, deri 4 mijë e 300 te tifozeria italiane. Një vend “Prestige VIP” shkon gati 32 mijë euro, nga 6 mijë e 900 që kushton normalisht.
Por edhe ata të cilët i blejnë nga shitës jo zyrtarë rrezikojnë të mbeten jashtë, sipas asaj që ka njoftuar UEFA. Finalja e Champions League do të luhet më 31 maj në Mynih.
Tv Klan