Notuan nga Maroku drejt enklaves spanjolle, dislokohet ushtria

Të paktën 3,000 emigrantë kaluan kufirin e Marokut dhe arritën në enklavën spanjolle të Ceuta të hënën, duke shënuar numrin më të lartë brenda një dite. 1,000 prej tyre janë minorenë, tha një zëdhënës i qeverisë spanjolle.

Autoritetet thonë se kalimi i paligjshëm i kufirit filloi rreth orës 2 të mëngjesit të së hënës. Emigrantët u kontrolluan nga mjekët e Kryqit të Kuq përpara se të dërgoheshin në një qendër pritëse.

Muajin e kaluar rreth 100 emigrantë arritën me not në drejtim të Ceutanë grupe nga 20 apo 30 veta, shumica e të cilëve më pas u depërtuar në Marok.

Enklavat spanjolle Ceuta dhe Melilla janë kufijtë e vetëm të Bashkimit Europian në Afrikë dhe shihen si pikat kryesore të kalimit të emigrantëve drejt Europës.

Emigrantët arritën në enklavë duke notuar si dhe duke kapërcyer murin kufitar. Vala e re e mbërritjes emigrantëve në Spanjë ndodh ndërsa tensioni midis Madridit dhe Rabatit është rritur pasi autoritete e Marokut mësuan se udhëheqësi i lëvizjes për pavarësi i Saharasë Perëndimore, Brahim Ghali, u trajtua në një spital spanjoll për COVID-19 në mes të Prillit.

Qeveria spanjolle ndërkaq si reagim dislokoi ushtrinë në Ceuta për të kontrolluar kufirin. Ushtria do të zhvillojë gjithashtu operacione të përbashkëta me policinë spanjolle, tha një burim i Ministrisë së Brendshme. Një zëdhënës i qeverisë së Ceuta-s tha se trupat spanjolle do të punojnë me policinë vetëm në pikat më të nxehta.

Klan News