Berlinasit festuan darkën e lirisë të koronavirusit, sinjal që vendi është hapur për të gjitha sektorët e ekonomisë

Ndërsa në Europë kanë shpërthyer kudo protesta kundër certifikatës së vaksinimit kreyesisht në Francë e Itali ku qytetarët akuzojnë qeveritë e tyre për privim të lirive, në Gjermani mijëra qytetarë kanë  festuar  “Darkën e Lirisë” të koronavirusit në ish-pistën e aeroportit Tegel.

Berlini të do” ishte ky mesazhi  i gjatë 800 metra i formuar nga më shumë se 1000 tavolina, në të cilën darkuan më shumë se 3000 berlinezë shoqëruar dhe me një zemër  të madhe në fund të shkrimit.

Kryetari i Berlinit Michael Mueller u shpreh  se ngjarjen dëshiron ta përdorë për të dërguar sinjalin “Berlini është kthyer!” pas shumë muajsh të pandemisë koronavirus.

Dhe sot ne duam të festojmë që kemi kaluar një kohë të vështirë së bashku, ne mund të marrim frymë thellë, mund të fillojmë përsëri, gjërat po ecin pas asaj kohe të vështirë të koronavirusit”,  u shpreh ai.

Artistë të ndryshëm siguruan një program shumëngjyrësh kulturor dhe muzikor.

Të ftuarit siguruan ushqim dhe pije vetë, por sipas organizatorëve, oferta përfshinte edhe katering falas.

Përmes kësaj darke Berlini falënderon qytetarët e tij që i rezistuan kohërave të vështira, por i dërgon një mesazh të fortë botës se kryeqyteti gjerman është rihapur për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Organizatorët e agjencisë turistike shpresojnë se kjo do të promovojë  më tepër kryeqytetin dhe do të tërheqë më shumë turistë.

Klan News