Humbin jetën 4 qytetarë, shkon në 255 numri të shtruarve

E mërkura e 20 Tetorit shënoi numrin më të lartë të infektimeve ditore prej nisjes së pandemisë. 301 persona rezultuan pozitivë nga 1407 testime të kryera në 24 orë.

Vatra kryesore e infeksionit mbetet Tirana me 144 raste në reja. Pas saj renditen Korça, Fieri dhe Vlora.

4 qytetarë nga Lezha, Tirana, Fieri dhe Korça janë viktimat më të fundit nga koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në 458 numrin total të vdekjeve.

Situata paraqitet problematike edhe ne spitale. Të dy spitalet Covid kanë në total 320 shtretër, ndërkohë që të martën rezultojnë të shtruar 255 pacientë, 22 në terapi intensive, prej të cilëve 5 të intubuar.

Numri i pacientëve të shëruar në 24 orë është 58, dukshëm më i ulët krahasuar me infektimet e reja ditore. Ndërkohë në të gjithë vendin vijojnë të jenë ende 6968 vatra aktive me Covid – 19.

Tv Klan