264 pacientë të shtruar, 11 në terapi intensive

Arrin në 473 numri i viktimave për shkak të COVID në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit 4 pacientë ,  një 77-vjeçar dhe një 80-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Fieri dhe një 82-vjeçar nga Durrësi nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Edhe numri i të infektuarve vijon të mbetet i lartë. Nga 1329 testime të kryera gjatë  24 orëve kanë rezultuar pozitivë 302 persona.

Tirana vijon të mbetet vatra kryesore e Covid-19 me 196 të prekur në një ditë, e ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri. I lartë vijon të mbetet edhe numri i të shtruarve në dy spitalet Covid.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, numri me I larte qe nga shfaqja e pandemisë, 11 në terapi intensive dhe  5 pacientë janë të intubuar dhe në gjendje të rëndë për jetën.

Që prej fillimit të pandemisë në vend rezultojnë afro 11 mijë të shëruar. 82 qytetarë janë negativizuar vetëm  në 24 orët e fundit.

Tv Klan