Autoritetet nisin testimet masive në popullsi

Serbia ka shënuar 303 të infektuar me koronavirus apo 54 raste të reja. Gjendja ka alarmuar autoritetet që kanë vendosur të shkojnë në sulm.

Bashkë me ekspertët kinez kanë arritur në përfundim se duhet testuar një numër të gjerë njerëzisht nëse janë me COVID-19 duke u munduar të gjejnë burimin para se të infektojë.

Qeveria është duke shqyrtuar edhe masën e ndalesës për ta ngushtuar mundësinë e daljes në rrugë edhe më shumë.

“Këtë strategji do ta çojmë në atë nivel që ne të sulmojmë, nuk do të presim që të fitojmë në kohë, por duam ta identifikojmë dhe të luftojmë me të”, tha ministri i Shëndetësisë.

 “Thelbi është që ne do të gjurmojmë virusin dhe nuk do të lejojmë të kalojë nga personat që aktualisht janë infektuar në persona të rinj”, u shpreh Darija Kisiç nga Instituti Batut në Beograd.

Ata që thyejnë karantinën do të gjykohen në izolim me roje. Ushtria serbe ka konfirmuar nisjen e përgatitjes për shërime masive dhe ndërtimin e qendrave të improvizuara spitalore ku pritet të shtrihen personat me simptoma më të lehta. Gjysma e të infektuarve janë nëpër spitale. 

“Këtë që po bëjmë këtu jemi të gatshëm ta bëjmë në çdo vend të Serbisë në varësi të nevojave të shtabit të qeverisë së Serbisë”.

Qeveria ka urdhëruar secilin qytet që të formojë qendra spitalore të veçanta për testimin e personave të dyshuar me virusin korona. Një lajm i mirë është fakti që 15 të infektuar nga ky virus tashmë janë shëruar.

Tv Klan