Klosi: Kush e tejkalon, gjobitet dhe nuk përfiton nga lehtësirat fiskale

38 subjekte akomoduese në Berat kanë aplikuar për t’u certifikuar, në këtë mënyrë, ata përfitojnë nga lehtësirat fiskale të miratuara nga qeveria.

Gjatë takimit të komitetit rajonal, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi apeloi që të gjitha ato që kanë hotele, guest house apo bujtina duhet të aplikojnë brenda 31 Marsit për t’u certifikuar në të kundërt do të gjobiten.

Klosi tha se “ata që tejkalojnë këtë afat të vendosur nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve jo vetëm që s’do të marrin më përfitimin e 6,%por do të penalizohen edhe për periudhën paraardhëse”.

Njëherazi ministri i Turizmit kërkoi që edhe Berati të krijojë ofertën e tij turistike, ku të përcaktojë paketa disa ditore.

Tv Klan