31 raste të reja gjatë 24 orëve

Pavarësisht shifrave të infektimeve që kanë pësuar  një rritje të lehtë, prej më shumë se një muaji në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19. Numri total i viktimave prej nisjes së pandemisë mbetet në 2456, ndërsa referuar autoriteteve shëndetësore viktima e fundit u shënua në 26 Qershor.

Por ndërkohë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 31 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit nga 3628 testime.

Sipas të dhënave zyrtare numrin më të madh të të infektuarve këtë të martë e ka Elbasani me 7 qytetarë, i ndjekur nga Tirana me 6 raste, Lezha me 3, Korça me 2 dhe nga një rast është shënuar në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal e Kuçovë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë  gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë. 

Autoritet Shëndetësore apelojnë që qytetarët të vaksinohen, për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të Covid19, pasi përmes vaksinave reduktohet mundësia e infektimit dhe shmangen në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Tv Klan