31 raste të reja me Covid janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. 7 raste janë regjistruar në Tiranë, 6 në Elbasan, ndërsa pjesa tjetër në disa qytete të ndryshme.

“Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz”.

Fatmirësisht edhe ditën e sotme nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Gjithsej janë 6 pacientë që po marrin trajtim të specializuar në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.

Po ashtu, MSH apelon për vaksinimin e qytetarëve si dhe për zbatimin e rregullave të pandemisë./tvklan.al