Gjysmë milioni banorë detyrohen të lënë shtëpitë

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret që kanë përfshirë prej ditësh shtetet federale të bregdetit perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Numri i viktimave ka arritur në 31, një bilanc që pritet të rëndohet pasi vetën në shtetin federal të Oregonit janë me dhjetëra të zhdukurit. Situata më e rëndë është në këtë shtet federal ku flakët kanë përpirë mijëra shtëpi e ndërtesa, duke detyruar autoritetet të largojnë me detyrim gjysmë milioni banorë. Një situatë e tillë po shfrytëzohet edhe nga grabitësit të cilët po plaçkisin shtëpitë e braktisura.

Megjithatë, bilancin më të rëndë të viktimave e ka Kalifornia që ka 70% të totalit. Edhe në këtë vend, dhjetëra mijëra janë të evakuuarit. Vatra të mëdha ka edhe pranë Los Angelesit.

Situata është e rëndë edhe në shtetin federal të Uashingtonit. Për presidentin amerikan Donald Tramp, situata është pasojë e keqmenaxhimit të pyjeve. Ndërsa rivali i tij demokrat në garën presidenciale, Joe Biden kjo situatë është pasojë e ngrohjes globale dhe politikave të shefit të Shtëpisë së Bardhë që nuk bazohen tek ajo.

Tv Klan