Një 31-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Viktima është me iniciale G.S., thotë policia. Nga kqyrja paraprake, në trupin e 31-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune.

Dyshimet janë që viktima të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale. 31-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati Nr.2 në kryeqytet më datë 8 Gusht, pasi familjarët e tij kishin bërë denoncim se ishte larguar nga banesa.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për mbledhjen e provave. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore. /tvklan.al