Fier | Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, Elton Metaj 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bega, 25 vjeçe.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.

Çifti mësohet se janë prindër të një vajze të mitur. Ndërsa më 20 Shtator të vitit të shkuar, pas një konflikti me ish-bashkëshorten 31-vjeçari mori marrë peng familjarët e viktimës./tvklan.al