7 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet e furishme që shkaktuan shirat e dendur këtë javë në Trabzon në Turqisë.

Media turke raporton se një ekip prej 310 personash është mobilizuar për gjetjen e të zhdukurve.

Shirat e dendur të së martës shkaktuan përmbytje të mëdha në distriktin Arakli, ku 10 persona u morën para nga ujërat e rrëmbyeshëm. Deri më tani janë gjetur trupat e 7 prej tyre.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar të gjithë banorët e Trabzonit, Rizes, Giresunit dhe Ordusë se gjatë ditës do të ketë reshje të dendura shiu, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të rrëmbyeshme. /tvklan.al