Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 32 vjeç, banues në Dibër. 32-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin Sh.Sh., 61 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

-Në Bulqizë, gjatë natës persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit R.M., banues në Gjoricë. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme./tvklan.al