Një 32-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Kavajë. Policia bën me dije se K.D. ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që kishte vendosur gjykata kundër tij dhe ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike kundër saj, e cila tashmë është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë arrestimin në flagrancë të tij, ku tashmë do të akuzohen për dy vepra penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndërkohë në sherrin mes tij dhe ish-bashkëshortes janë përfshirë dhe dy persona të tjerë. Autoritetet njoftojnë se G.B. dhe F.V. kanë qëlluar 31-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Për dy personat e lartpërmendur Policia njofton se po hetohen në gjendje të lirë./tvklan.al