Një punonjës policie është përplasur me makinë nga një 32-vjeçar i cili tentoi t’i shmangej postbllokut dhe të arratisej. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë rreth orës 12:00.

Mësohet se i riu Klevis B. udhëtonte me një makinë Audi dhe kur iu kërkua nga policia që të ndalonte, u largua me shpejtësi dhe aksidentoi njëri prej punonjësve të policisë rrugore. Ky i fundit u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 32-vjeçari u arrestua pak minuta më vonë pasi në ndjekje të tij u vunë patrullat policore. Ai ka qenë person i shpallur në kërkim në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje dhe heqje e paligjshme e lirisë.  /tvklan.al