Tomini: 28% vetëm nga vaksinimi

Afro 1/3 e popullsisë së Shqipërisë është imunizuar ndaj Covid-19. Pjesa dërmuese janë imunizime nëpërmjet procesit të vaksinimit, ndërsa një pjesë e vogël për shkak të kalimit të sëmundjes në mënyrë natyrale. Sipas zv/ministre së shëndetësisë, Eugena Tomini, ditët dhe javët e hapura kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të vaksinimeve, që tashmë do të jenë edhe përgjatë muajit gusht.

“Kemi një mbrojtje vaksinale mbi 27,5 % në nivel kombëtar. 22% me dy doza. Dhe tek kjo kanë ndikuar edhe ditët dhe javët e hapura që do të jenë edhe në Gusht. Kjo është një parapërgatitje jo vetëm e  strukturave shëndetëore, por edhe të popullatës për një vjeshtë dimër me të lehtë”.

Por a e ka vendosur shfaqja e mutacionit Delta, imunitetin e tufës në pikëpyetje?

“Ne këtë kuadër kemi një tablo tjetër nga 2020. Vaksinimin, popullata që e ka kaluar dhe ajo që po vaksinohet. Jo për çdo variant të Covid 19 do lidhemi me imunitetin e tufës. Imuniteti të ruhet nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi me të dyja dozat. Duhet një mbulesë mbi 70 %”.

Në Shqipëri, 18% e popullsisë është në grupmoshën 0-14 vjeç për të cilën deri tani nuk është marrë asnjë vendim për vaksinimin e tyre nga komiteti imunizimit. Sipas shifrave zyrtare të Instat, nga 14 deri në mbi 80 vjeç, janë edhe 49 % e popullsisë e pavaksinuar.

Tv Klan