“Udha e Qumështit” do të jetë shfaqja më e re që do të zerë vend në Teatrin “Skampa” në Elbasan. Aktorja Egla Ceno do të vijë përpara publikut me një monoperformancë, ku do të paraqesë 33 personazhe të ndryshëm.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, sëbashku me drejtorin e shfaqjes Kliton Kapaj, nga ku treguan më tepër detaje rreth kësaj shfaqje.

“Udha e qumështit” është një monodramë që do të mbajë përballë publikut për 1 orë e 20 minuta vetëm një aktore. Një shfaqje e cila vjen falë bashkëpunimit me regjisorin Armand Bora. Kjo monoperformancë flet për realitetin e së shkuarës komuniste dhe sjell 33 personazhe të ndryshme.

“Është një komunikim i drejtpërdrejtë me spektatorin tim. Ndihem në lëkurën time me këtë shfaqje. Në shfaqje nuk ndërrohen kostume, edhe pse interpretohen 33 personazhe. Kam gati 1 muaj e gjysmë që punoj për këtë shfaqje. Në thelb është historia e një femre. Është ngjarje e vërtetë e viteve 70-të, është dramë”,

tha Egla Ceno.

Shfaqja do të vihet në skenë në datat 22, 23 dhe 24 Shkurt në Tetarin “Skampa” në Elbasan dhe në fillim të Marsit në Tiranë.

/tvklan.al