Johnny Depp i dha fund një historie dashurie me Amber Heard përmes një gjyqi tepër publik, por duket se ka rigjetur dashurinë.
Aktori 61-vjeçar është në lidhje me një bukuroshe ruse, Yulia Vlasova. 28-vjeçarja është estetiste dhe modele në profesion, ndërsa është parë disa herë me yllin e “Pirates of the Caribbean” që prej njohjes së tyre në vitin 2021.
Burime pranë Depp kanë konfirmuar për “Daily Mail” se lidhja është “e zakonshme” dhe çifti është takuar “herë pas here” në dy vitet e fundit.


Vlasova jeton në Pragë ku ka një sallon bukurie por edhe ku është njohur me Depp në edicionin e 55-të të Karlovy Vary International Film Festival të gushtit 2021.
Bukuroshja s’ka thënë asgjë për lidhjen, por ka dhënë disa shenja përmes postimeve në rrjetet sociale. Një prej tyre ishte përgjigjja ndaj një pyetjeje nga ndjekësit për aktorin e preferuar ku ajo postoi duart e tyre në prehrin e njëri-tjetrit, shoqëruar me inicialet “J.D. Është një njeri shumë i talentuar dhe frymëzues”.

Syrit të ndjekësve s’u ka shpëtuar as torta e saj e ditëlindjes në tavolinën e Depp dhe duket se e kanë kaluar bashkë atë ditë. Disa komentues e krahasojnë 28-vjeçaren me Amber Heard dhe i kërkojnë mos ta lëndojë, ndërsa të tjerë evidentojnë moshën e saj, vetëm 3 vite më e madhe se vajza e aktorit, Lily-Rose Depp./tvklan.al