Ngjarja në një fshat të Lushnjes, ndalohet shoferi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Allkaj të Lushnjes. Sipas policisë rreth orës 08:20 pranë një shkolle të mesme, një automjet tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle.

Për fat të mirë, vajzat nuk kanë asnjë rrezik për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit Redon Çemeri, 33 vjeç. Sipas burimeve në vendin e ngjarjes makina ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Tv Klan