Elton Jata u arrestua në Fier në kuadër të operacionit “porosia”

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 33-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke transportuar dy mina me telekomandë. Elton Jata, banues në Pezë, Tiranë u kap në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës” në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”.

Shërbimet e policisë në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas udhëtonte, gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Blutë bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa i riu tashmë akuzohet për trafikim të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive.

Klan News