Ditën e sotme u zhvillua një ceremoni me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, forcës së parë opozitare në Shqipëri.

Kryedemokrati Sali Berisha tha në fjalën e tij se prioriteti i demokratëve ka qenë në të gjitha momentet interesi kombëtar.

“PD u themelua si parti e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO. Partitë e tjera u themeluan, por në deklaratat e tyre të para, kërkonin jashtë blloqeve, as Varshava dhe as NATO”, tha ai.

A u ndal edhe tek e tashmja në PD. Berisha theksoi se vitet më të rënda për partinë kanë qenë vitet 2013-2021.

“Vitet më të rënda, më të vështira për ju demokratë kanë qenë vitet ‘13-‘21. Sot bisedoja me një bashkëpunëtor timin dhe më thotë se nuk e kuptoj, këta që takoj unë, demokratët na thonë se ne e mbështesnim Lulzim Bashën për shkak të Doktorit. I them unë se kjo është absolutisht e vërtetë dhe të gjithë ata që thonë këtë, thonë të vërtetën. Nuk dua të ndalem, por drama që përjeton sot Shqipëria i ka rrënjët pikërisht nga shndërrimi i udhëheqjes së PD nga një udhëheqje e guximshme dhe idealiste në një udhëheqje pazaresh të turpshme. Pazaresh amorale. Dhe ajo po e çonte këtë forcë të mrekullueshme politike de facto drejt shuarjes së saj morale. Drejt transfigurimit të saj në një forcë që nuk duhej të ekzistonte. Ajo nuk mbrojti interesat e popullit opozitar, por nuk mbrojti interesin kombëtar”, theksoi ai.

Më tej u shpreh se beteja në parlament është drita në fund të tuneli.

“Beteja pa kthim që ka nisur në parlament është drita në fund të tunelit, që duhet të ndriçojë mendjen, zemrën, shpirtin e çdo demokrati dhe demokrateje. Duhet të bëjmë çdo gjë, t’i marrim me vete, t’i vendosim në piedestal të rinjtë e këtij vendi. Nuk ka forcë në botë që u reziston atyre”, theksoi ai./tvklan.al