Synohet rekordi botëror që e mbajnë Brazili dhe Spanja

Italia e Roberto Mancini i çoi në 34 ndeshjet radhazi pa humbje. Në finalet e Europianit pati 5 fitore dhe 2 barazime në harkun e 90 minutave lojë. Vëmendja tani shkon te kualifikueset e Botërorit që do të zhvillojnë ndeshjet e radhës në Shtator.

Përfaqësuesja italiane synon të thellojë këtë ecuri të mirë dhe nëse merr rezultat pozitiv me Bullgarinë në Firence barazohet me Brazilin dhe Spanjën me 35 takime pa humbje.

Rekordi i ri i pathyeshmërisë do të vendosej nëse do të mbyllej pa disfatë edhe takimi në fushën e Zvicrës, kundërshtar që e mundi në këtë Europian 3-0 në fazën e grupeve.

Statistikat janë inkurajuese në përballjet kualifikuese në Botëror dhe Europian. 55 takime pa humbje në shtëpi, ndërsa duke e shtuar edhe ndeshjet në transfertë janë vetëm 9 humbje në 109 sfida. I mbetet fushës të tregojë, nëse kampionët e rinj të Europës do të mbeten të pamposhtur.

Tv Klan