Arrin në 232 numri i të infektuarve aktive

Arrin në 232 numri i të infektuarve aktivë me Covid në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit nga 3348 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 34 qytetarë, ku 7 raste janë në Tiranë, 5 në Sarandë dhe nga 3 raste në Elbasan, Kukës.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Tv Klan