34-vjeçari Olgert Sinanaj ka përfunduar me pranga në duar pas kallëzimit që i ka bërë një e re.

Dyshohet se i riu ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e një 26-vjeçareje.

“Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Arrestimi u krye nga policia e Skraparit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”./tvklan.al