Trupi u gjet anës rrugës nga kalimtarët

Një 34-vjeçar u gjet i pajetë në orët para të mëngjesit në lagjen Kushtrim të Vlorës. Viktima Kreshnik Dashaj u gjet nga kalimtarët anës rrugës, shumë pranë banesës së tij.

Fillimisht u raportua se ai kishte ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, por pas ekspertizës mjeko ligjore, rezultoi se i riu ishte qëlluar me armë në shpatull.

Mësohet se 34-vjeçari po kthehej në shtëpi pasi kishte lënë punën në mesnatë. Ai punonte në një fabrikë këpucësh.

Uniformat blu bëjnë me dije se Kreshnik Dashaj nuk njihet si person me precedentë penalë.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor që ka marrë menjëherë në pyetje të afërmit e tij në përpjekje për të zbardhur autorët dhe rrethanat e vrasjes.

Tv Klan