Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur pak pas mesnate në Kavajë. Tvklan.al mëson se Shkëlzen Shehu është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

Autor i kësaj ngjarjeje është një bashkëmoshatar i të plagosurit, Emiljano Sina. Pasi plagosi 34-vjeçarin ai u largua nga vendi i ngjarjes. Policia vijon kontrollet në zonë me qëllim kapjen e tij.

Sa i përket të plagosurit, ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al