Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 apartament dhe 2 makina të një 34-vjeçari të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Bëhet fjalë për Ismail Gjinecin, që sipas hetimeve, ka rezultuar se këto pasuri me vlerë 228 mijë Euro i kishte regjistruar në emër të babait.

Për këtë arsye Gjykata e Tiranës vendosi sekuestro preventive mbi to, ndërsa policia ekzekutoi sot masën e togave të zeza.

Prokuroria nga ana tjetër po vijon punën për të zbuluar asete të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nga 34-vjeçari. /tvklan.al