Bie numri i të shtruarve në spitalet Covid

Numri i infektimeve pati një rritje të lehtë këtë të shtunë në të dhënat që publikuan autoritetet shëndetësore në Shqipëri. Në 3007 testime të kryera rezultuan 341 të infektuar me Covid-19. Në Tiranë u zbuluan 85 raste të reja, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier e Pogradec dhe nga 17 raste në Krujë e Gjirokastër.

Fatkeqësisht viktimat në 24 orët e fundit janë 9, ndërsa të premten ishin 6. Ata janë nga Tirana, Librazhdi, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Elbasani, të moshave nga 37 deri në 79 vjeç. Tjetër rënie pati numri i të shtruarve.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 673, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 93,173. Në Shqipëri momentalisht ka 30,754 raste aktive.

Tv Klan