334 të prekur dhe 8 viktima

Pas afro dy muajsh me shifra të larta viktimash dhe rastesh të reja, Shqipëria shënoi këtë të hënë ulje të ndjeshme të tyre. Po ashtu vihet re edhe ulje të numrit të testimeve. Gjatë 24 orëve të fundit  kanë humbur jetën 8 persona, 2 qytetarë nga Tirana, 2 nga Vlora dhe nga 1 qytetar nga Shkodra, Elbasani, Fier dhe Saranda të moshave 63-91 vjeç.

Nga 1993 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 344 qytetarë. Shumica në Tiranë me 90 raste, nga 27 raste në Shkodër dhe Berat, 23 raste në Vlorë, 20 në Pogradec dhe 15 raste në Librazhd.

Ndërsa në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit 699 qytetarë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në afro 86 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë që vijon procesi i vaksinimit anti-Covid në qendrat e përqendruara të vaksinimit, si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë të hënës janë kryer 1714 vaksinime duke e çuar në  48,229 numrin e vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Tv Klan