Tomini: Po aplikojmë dozat e dyta të Coronavac

Në total bëhen 35 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V që po përdoren në vendin tonë, bashkë me ato që kanë mbërritur këtë të premte në Shqipëri. Kjo sasi është administruar nga Instituti i Shëndetit Publik për t’u shpërndarë më tej në qendrat e vaksinimit për t’iu injektuar grupeve të riskut.

“Duke ju pasuar sasisë së parë që ishte nga Emiratet e Bashkuara që ishte 10 mijë doza, pra në total bëhen 35 mijë doza Sputnik, sasia e parë e ardhur nga Sputnik është ezauruar dhe është në proces duke u aplikuar në grupe të ndryshme risku dhe kjo sasi do të përvijoj në bazë të planit kombëtar të vaksinimit.”

Tomini shprehet se objektivi për vaksinimin e 500 mijë personave do të përmbushet përpara  fundit të Majit.

“Deri në këto moment kanë ardhur mbi 736 mijë vaksina dhe ndërkohë të aplikuara më shumë se gjysma e tyre pasi 450 mijë vaksina të aplikuara duke përfshirë dhe dozën e parë dhe dozën e dytë një pjesë të tyre. Ritmet kanë treguar se ndoshta  javën e  parë të Majit ne përfundojmë dhe aplikojmë në gjysmë milioni banorë”.

Prej disa ditësh ka filluar vaksinimi me doza të dyta të kategorisë që ka marr Coronavak si dozë të parë.

“Po vijohet me aplikimin e dozave të dyta sasi të pakta të Coronavak po aplikohen paralelisht me dozën e dytë për ata individ që kanë mbetur pa vaksinuar nga fasha përkatëse ku Coronavak u prioritizua për t’u vaksinuar”

Aktualisht janë në lista për tu vaksinuar, personat mbi 60 vjeç, të sëmurët kronikë dhe disa grupe risku.

Tv Klan