Marco Silva: Me lejen e gruas do të martohem me dy të dashurat

Një 35-vjeçar nga Këlni i Gjermanisë, Marco Santo Silva është martuar ligjërisht me Daniela Silva dhe ata kanë qenë në një martesë të hapur që nga 2012. Por 35-vjeçari  po planifikon të martohet me dy të dashurat e tij në një ceremoni simbolike, me bekimin e gruas së tij.

Sic raporton “Mirror”, Marco u takua me nëpunësen e zyrës Jessica dhe ndihmësen e shitjes me pakicë Kamila, të dyja 35 vjeç, në një festë në vitin 2019. Ata shpejt u dashuruan me njëri-tjetrin dhe janë në një lidhje romantike. Tani ata shpresojnë të jetojnë së bashku, me Marcon i cili e ndan kohën e tij midis shtëpisë së tyre dhe shtëpisë së familjes, ku jetojnë edhe dy fëmijët e tij. Ata janë gjithashtu të hapur për të rritur më shumë fëmijë së bashku.

Ai tregon se u takua me dy vajzat në një festë në 2019 dhe i prezantoi ato me njëra-tjetrën ku menjëherë patën një kimi mes tyre. Marco, Jessica dhe Kamilla janë të etur t’i tregojnë botës se përkundër natyrës atipike të marrëdhënies së tyre, ajo mund të funksionojë po aq mirë sa një partneritet monogam.

Klan News