Një 35 – vjeçar nga Lushnja i ka habitur të gjithë me kërkesën e tij mëngjesin e sotëmm në “Aldo Morning Show”. Ndryshe nga telefonuesit e tjerë, të cilët kërkojnë njohje, Altini kërkoi kumarxhinj që të shkojnë të luajnë sëbashku në kazino në Divjakë.

Sipas 35 – vjeçarit, me ikjen e emigrantëve kanë ikur dhe lekët, e për pasojë edhe puna ka rënë.

“Jam Altini, 35 vjeç dhe punoj në kazino, lozim poker gjithë natën. Ja sa lam lojën. Kush vjen të luaj kumar do të hedhë ato që ka për të hedhur. Tani që ikën emigrantët s’ka më lekë, copë – copë tani, kanë ngel vetëm këta që janë këtu, këto lekët e vogla, këto 5 mijë lekshat. Po kështu kumarxhinj njihni ju? Që të vijnë dhe të bëjnë ndonjë çikë punë, adresoi këtej nga Divjaka, do të të japim përqindje

” tha Altini./

tvklan.al