Një 35-vjeçar nga Kosova me iniciale S.B. është arrestuar në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Ai u kap pranë fshatit Kodër duke transportuar me makinën Volkswagen kundrejt përfitimit monetar 6 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.  /tvklan.al