Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në qytetin e Lezhës.

Sipas policisë, 35-vjeçari me iniciale R.K. është plagosur në lagjen “Gurra”.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /tvklan.al