Halil Koka humbi jetën rrugës për në spital

Ky është momenti kur policia arreston Ilir Koçiljen, duke i sekuestruar edhe thikën me të cilën kreu vrasjen e fqinjit te tij, Halil Koka.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të mërkurë në afërsi të zonës së quajtur ish-Danubi në lagjen numër 4 Durrës.

Të dy personat sipas dëshmitarëve kanë patur një konflikt që në ambientet e pallatit dhe më pas teksa Koka ka tentuar të largohet është rrëzuar në trotuar dhe autori e ka goditur me thikë, duke u larguar.

46-vjeçari Halili Koka u godit me thikë në zemër dhe humbi jetën gjatë dërgimit për në spitalin e qytetit. Autori u kap nga policia pas disa orësh.

Nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit, por Ilir Koçilja në zonë njihet si një person problematik, teksa policia me anë të një komunikimi zyrtar bën të ditur se dyshohet të ketë edhe probleme të shëndetit mendor.

Tv Klan