Një 35-vjeçare tregoi në emisionin “Historia Ime”, në Tv Klan historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo u martua me mblesëri kur ishte 22 vjeç, por martesa e saj nuk shkoi ashtu si duhet.

Ardhja në jetë e djalit nuk e përmirësoi marrëdhënien mes çiftit, përkundrazi ish-bashkëshorti filloi të sillej mjaft ftohtë me djalin dhe nuk kujdesej për të.

Kur djali i tyre ishte 2 muajsh, Suzana kuptoi se diçka nuk shkonte me të dhe gjatë kontrolleve vogëlushi u diagnostikua me paralizë cerebrale.

Sapo mësoi këtë gjë burri vendosi të divorcohej prej saj dhe braktisi në këtë mënyrë bashkëshorten dhe djalin vetëm 5-muajsh. Gjykata i caktoi detyrimin mujor prej 15 mijë lekësh të reja për djalin, por sipas 35-vjeçares, ai nuk ka paguar asnjë lek, madje edhe pse kanë kaluar 11 vite nuk është interesuar asnjë ditë për gjendjen shëndetësore të djalit.

Mirela Milori: Nga se vuante djali?

Suzana: Ai kaloi krizë, kishte filluar shenjat e para që kishte dridhje dhe filloi po i shtoheshin!

Mirela Milori: Kur e kuptove?

Suzana: Kur e kam larë në fillim, ishte normal,  nuk qante e kishte qejf ujin. Pastaj një ditë papritu filloi po ulëriste, nuk e pranonte ujin, e lamë në krevat, pati frikë, iu duk sikur do binte.

Mirela Milori: Sa ishte 2-3 muajsh, bebe?

Suzana: Po!

Mirela Milori: E çuat tek doktori? Çfarë ju tha?

Suzana: Ndërkohë që ai u sëmur, se dua të them edhe këtë pjesë, aty prezent që filluan me këto shenja kanë qenë të tjerë persona, jo vetëm.

Mirela Milori: Pra nuk ke qenë ti?

Suzana: Jo, se ne shtëpitë, i kishim dy katëshe. Ai rrinte në katin e dytë, ndërkohë ne i përcillnim njerëzit në kat të parë.

Mirela Milori: Prisnit njerëz që vinin për lindjen e djalit?

Suzana: Po!

Mirela Milori: Me kë ka qenë në kat të dytë fëmija?

Suzana: Kur kam vajtur e kam gjetur vetëm, por jastëkun të njomë. Isha nuse e re dhe mendova se ka nxjerrë sekrecione nga goja, nuk e mendova. Pastaj herët e tjera kanë qenë prezentë dhe personat e tjerë që e kanë parë.

Mirela Milori: Njerëzit e burrit?

Suzana: Po!

Mirela Milori: Ti  e çove tek mjeku? Çfarë të tha mjeku?

Suzana: Ka diagnozën me paralizë cerebrale spastike.

Mirela Milori: Çfarë patologjie ka?

Suzana: Ai as ecën, as flet, rri vetëm shtrirë. As mbështetur, duhet ta mbaj unë mbështetur tek trupi im. Nuk ka deformime të trupit.

Mirela Milori: Ish-burri jot kur kuptoi që djali ishte i sëmurë, vendosi të bëj divorc dhe ju la?

Suzana: Po!

Mirela Milori: Kur djali ishte 4-muajsh?

Suzana: Po!

Mirela Milori: Çfarë vendosi gjykata në këtë divorc?

Suzana: Gjykata vendosi një pagë prej 15 mijë lekë të reja, por ai nuk pranoi t’i jepte ato kurrë.

Mirela Milori: Janë mbushur 11 vite nga divorci? Ka paguar ndonjëherë?

Suzana: Asnjëherë. As nuk është interesuar, rron apo jo!

Mirela Milori: Ka pyetur ndonjëherë për djalin gjatë këtyre viteve?

Suzana: Jo, fare!

Mirela Milori: Po ti ke tentuar të kontaktosh me të, ti thuash për djalin?

Suzana: Jam munduar, por ma ka mbyllur, më ka vënë bllok. Jam munduar ti them për të paguar detyrimin që ka, por nuk ka pranuar./tvklan.al